2010 | 2009 | 2008

PRES

Lajmerim per mediat

Reagim për aksionin policor në serrat e Banskos

Nga: Projekti për përkrahje të të drejtave të njeriut i implementuar nga shoqatat e qytetarëve Izbor nga Strumica,qendra për inicijativë qytetare nga Prilepi,Forumi për të drejtat e Romëve Arka nga Kumanova, Koalicioni Të gjithë për gjykime të drejta dhe qendra për zhvillim demokratik nga Tetova.

Organizatat e qytetarëve të cilët së bashku e implementojnë Projektin me të cilin jepet ndihmë juridike falas gjatë teprimit të autorizimeve policore ashpërsisht e gjykojnë veprimin e djeshëm të nëpunësve policor në tentimin për rrënimin e serrave në Bansko.

Sipas incizimeve që u treguan në disa shtëpi nacionale të mediave  qartë shihet se nëpunësit policor i kanë tejkaluar autorizimet policore dhe përdorin dhunë pas mundjes  së rezistencës  të personave që kanë protestuar për rrënimin e këtyre objekteve.

Për atë shoqatat e qytetarëve kërkojnë nga Sektori për kontrol të brendshëm dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së punëve të brendshme që të shqyrtojnë rastin e veprimit policor gjatë rrënimit të objekteve në Bansko,si dhe si ta dënojnë nëpunësin policor i cili sipas incizimeve me grushta dhe shkelma godet njërin prej personave pasi ai më është mundur ,nuk jep rezistencë dhe të cilit i janë vënë mjete për lidhje.

Njëherit shoqatat e qytetarëve u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët mendojnë se u janë lënduar të drejtat gjatë kësaj procedure policore të paraqiten në numrin e telefonit falas 0800 11 333 apo në zyrën lokale në Strumicë-IZBOR ku mund të fitojnë ndihmë juridike falas si dhe ndihmë finansiare për dokumentacionin mjekësor.

Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta” - 19.05.2010

Lajmerim per opinionin

Shoqatat e qytetarëve Izbor nga Strumica,Qendra për inicijativë qytetare nga Prilepi,Forumi për të drejtat e Romëve Arka nga Kumanova,Koalicioni të gjithë për gjykime të drejta dhe Qendra për zhvillim demokratik nga Tetova rreptësisht e gjykojnë rastin e brutalitetit policor i cili ishte i shpallur në gazetën ditore Dnevnik,sipas të cilit nëpunës policor,pjesmarrës i njësisë për shpërndarje të shpejtë (NJSHSH) nga Makedonski Brod sipas pohimeve të viktimave ka kryer sulm fizik mbi dy persona prej të cilëve njëri lufton për jetë në qendrën e Urgjencës në Shkup.

Për këtë rast sipas pohimeve të viktimave njëri nga personat ka marrë numër më të madh të lëndimeve në pjesën e kokës dhe gjendet në gjendje të rëndë,ndërsa personi tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore të cilat kanë qenë të konstatuara në spitalin e Prilepit.

Shoqatat e qytetarëve së bashku e realizojnë Projektin për përkrahje të të drejtave të njeriut nëpërmjet të cilit sigurohet ndihmë juridike falas për viktimat e torturës policore.Projekti përkrahet nga Unioni Evropian dhe Fondi për viktima nga tortura pranë OKB.

Në kuadër të këtij Projekti,shoqatat e qytetarëve do tu ndihmojnë personave, viktima të këtij rasti nëpërmjet sigurimit të ndihmës juridike dhe ndihmës finansiare për dokumentacionin mjekësor,por njëherit kërkojnë që Sektori për kontrol të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB të ndërmarrë masa më të rrepta për sanksionimin e nëpunësit policor i cili ka shkaktuar lëndime të rënda trupore mbi qytetarë të pafajshëm dhe penalisht ta ndjek atë për lëndimet e kryera.

Njëherit shoqatat e qytetarëve i bëjnë thirrje edhe prokurorisë Publike të RM për rol proaktiv në hetimin efikas dhe efektiv të paraqitjeve të mundshme të torturës policore me të cilën shkaktohen lëndime të rënda trupore për shëndetin dhe jetën e personave.

Numri i telefonit falas 0800 11 333
www.hrsp.org.mk

Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta” - 22.01.2010